STOKHOLM – Suedia rrit mbikëqyrjen e anijeve pas dëmtimit të kabllos së energjisë nënujore

STOKHOLM, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Roja bregdetare suedeze ka rritur monitorimin e trafikut të anijeve pas dëmtimit të një kablloje elektrike nënujore në brigjet e Finlandës.
“Roja bregdetare po përdor anije dhe avionë, ndër masat e tjera, për të monitoruar me kujdes trafikun”, sipas një deklarate.
Roja bregdetare shtoi se po e merr shumë seriozisht dëmtimin e fundit në infrastrukturën nënujore.
Lidhja e energjisë nënujore “Estlink” 2 midis Finlandës dhe Estonisë u ndërpre të mërkurën.
Autoritetet finlandeze po hetojnë një akt të mundshëm sabotimi dhe kanë ndaluar anijen- cisternë “Cook Eagle S”.
Probleme janë zbuluar edhe me disa kabllo të tjera komunikimi në Detin Baltik.//a.i/