E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita “Haute Couture”, Altin Tila prezanton koleksionin e dytë të “Heritage Handcraft Garments” në Qendrën “Agimi”

Në mbrëmjen e 12 nëntorit, Qendra e Artit “Agimi” hapi dyert për ekspozitën “Haute Couture”, krijuar, prodhuar dhe kuruar nga Altin Tila, në kuadër të projektit RAWMODEOFFICIAL.

Kjo është ekspozita e dytë në serinë “Heritage Handcraft Garments Exhibition”, e cila i kushtohet trashëgimisë artizanale dhe bashkëkohësimit të saj përmes modës dhe dizajnit.

“Kjo është ekspozita e dytë që zhvilloj në Tiranëm pranë qendër së Artit “Agimi” dhe ka në fokuk artizanatin. Një atribut për artizanet, modën handmade, të dekuruar me dorë që ne kemi trashëguar”, tha Tila.

Publiku pati mundësinë të shohë nga afër krijime unike që ndërthurin Haute Couture, veshje vintage, kostumografi, dizajn interieri dhe rave outfits, si një homazh për mjeshtrit artizanë.

Ekspozita, e mbështetur nga Agjencia e Industrisë Kreative dhe Qendra e Artit “Agimi”, do të qëndrojë e hapur deri më 15 nëntor, duke ofruar një përjetim artistik ku tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë në harmoni.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›