E Diel, 1 Nëntor 2026

KubFranceKorça, një dritare e re drejt inovacionit digjital


TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Galeria e Arteve Digjitale pasurohet me KubFranceKorça, një hapësirë unike imersive që sjell artin dhe trashëgiminë franceze përmes realitetit virtual (VR), duke ofruar një përvojë krejt të re për vizitorët e çdo moshe.

Gjatë prezantimit të këtij projekti ishte e pranishme Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

“KubFranceKorça” është një projekt inovativ që bashkon artin dhe teknologjinë, në kuadër të KitKubiK, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Bashkinë e Korçës.

Përmes realitetit virtual, vizitorët përfshihen në një përvojë digjitale që rishkruan mënyrën si përjetojmë artin dhe trashëgiminë: interaktive, frymëzuese dhe e drejtuar drejt së ardhmes.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me KubFranceTirana, operator i Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe është i dyti në Shqipëri pas KubFranceTirana, duke e bërë Korçën qendër të inovacionit digjital dhe kulturor dhe duke ndërthurur traditën me idetë moderne që frymëzojnë brezat e rinj.

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›