E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Fier, Prokuroria dërgon për gjykim profesorin italian


Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Mikele D’Anxhelon, i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit. 45-vjeçari, profesor në Itali, i preu rrugën automjetit ku udhëtonin katër shtetas nga Patosi në zonën e “Qafës së Koshovicës”.

Drejtuesi i mjetit manovroi për të shmangur përplasjen, por humbi kontrollin dhe automjeti përfundoi në pyll. Nga aksidenti u plagosën katër persona, mes tyre dy të mitur, dhe një 15-vjeçar humbi jetën.

D’Anxhelo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua një ditë më pas. Prokuroria thotë se largimi vonoi ndihmën, duke ulur shanset e shpëtimit, pasi vetëm efektivi Klajdi Musta ndihmoi të plagosurit.

I pandehuri rrezikon 5–20 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi minimal mund të jetë tre vite. Ai aktualisht gjykohet nën masën “detyrim paraqitjeje”, pas kërkesave të avokatit dhe ndërhyrjeve politike nga Italia.

Aksidenti i 8 gushtit mori jetën e 15-vjeçarit Elidon Shehaj dhe plagosi Egli Shollën, Fjoralb Trokën dhe Keivi Dervishajn.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›