E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita In and out

11 skulptorë të rinj dhe studentë të degës së skulpturës kanë çelur ekspozitën e përbashkët në titullin "In and Out". 
Punët janë prezantuar në ambientet e jashtme të Galerisë së Vogël  dhe një pjesë në ambient të mbyllur.
Artistët e rinj  sjellin frymëzime krejtësisht personale të shprehura në forma dhe teknika të ndryshme. Kuratori, Genc Mulliqi  e vë theksin te ekspozimi ,pasi kjo është shprehet forma më e mirë e  ballafaqimit me audiencën. Ai pranon se arti i skulpturës  vuan nga mungesa e ekspozimit.
Përsa i përket artistëve të rinj në përgjithësi dhe skulptorëve në veçanti, kur dalin nga bankat e shkollës, për ta është shumë e vështirë për të vazhduar këtë aktivitet. Megjithatë   skulptura për to është një zgjedhje që i përmbush.
Kuratori dhe pedagogu Mulliqi jep disa alternative ku ato nesër pas studimeve mund të gjejnë veten.
Veprat janë realizuar në teknika dhe materiale të ndryshme si allci, dru dhe hekur.  Pjesë  e ekspozitës janë edhe dy instilacione me materiale të miksuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›