E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet pezullojne lejet dhe transferimet e te denuarve

Një javë para ditës së zgjedhjeve Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezullon lejet shpërblyese dhe transferimet e të burgosurve.
Mësohet se ky pezullim është bërë më urdhër të drejtorit Gazmend Dibra, i cili bazuar në ligjin për sigurine e burgjeve.
Zyrtarë te kesaj drejtorie thane se pezullimi i lejeve dhe transferimi i të dënuarve, është bërë edhe për faktin se tashmë ka përfunduar lista e votuesve në çdo burg dhe lëvizja e tyre nuk do të mundësoje ushtrimin e të drejtës së votës….
Përveç pezullimit, mësohet se me urdhër të brendshëm është bërë edhe shtimi i masave të sigurisë në të gjitha institucionet e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit.
Po sipas te njejtit burim mesohet se është shtuar numri i efektivëve të policisë nëpër pikat e kontrollit dhe vendrojat, janë shtuar punonjës të policisë në pikat e kontrollit të kamerave të sigurisë si dhe janë marrë masat për të evituar çdo indinjatë apo revolte brenda burgjeve gjatë kësaj periudhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›