E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Marreveshja i cel Kosoves rrugen e Integrimit

Kryeministri Berisha u takua në Tiranë me Zëvendëskryeministren e Kosovës, zonjën Edita Tahiri.
Në takim u vlerësua edhe një herë marrëveshja e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një marrëveshje është shumë e rëndësishme, jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian.
Zoti Berisha shfrytëzoi rastin për t’i uruar zonjës Tahiri, si dhe të gjitha grave të Kosovës, 8 marsin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›