E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita "Kur shkrep Nuvolari"

Jo vetem nje prej piloteve me te famshem italiane te garave te shpejtesise me makina por edhe me nje pasion tjeter sic ishte fotografia...Po flasim per TAZIO Nuvolarin, piloti Italian i viteve 1920 – 1950, i garave të shpejtësisë së lartë me makina. Ne ekspoziten “Kur shkrep Nuvolari” te celur ne galerine kombetare te arteve mund te shohim pikerisht kete gjigand te makinave dhe te shpejtesise te shkrije talentin e tij ne fotografi.

Sa hyn ne sallen e galerise kupton se Nuvolari kishte interes për të gjitha llojet e fotografisë: nga portreti tek reportazhi, nga stili i jetës tek arkitektura, nga peizazhi tek eksperimentimi dhe se iu është referuar regjistrave të ndryshëm gjuhësorë: nga ai i futurizmit tek ai i pikturës metafizike, asaj surrealiste. Ekspozita e çelur në ambientet e Galerisë Kombëtare, eshte pasuruar edhe me dy makina të asaj periudhe, e cila më shumë se tregimin e jetës sportive të këtij piloti, sjell tek publiku shqiptar pasionin e tij të madh për fotografinë.

Tazio Nuvolari e nisi karrieren e tij në moshën 28 vjeçare, e pikërisht në vitin 1920 ai fillon si profesionist në fushën e garave të motorëve për të kaluar më pas në pistat dhe rrugët e vështira të garave me makina . Nuvolari, ky pilot i jashtëzakonshëm i garave të shpejtësisë së lartë, ka marrë pjesë në 353 gara, 124 prej të cilave kanë qenë gara për motorë dhe 229 gara automobilistike.

Në rrjedhën e kësaj karriere, ai ka arritur një rezultat mbresëlënës, duke realizuar 107 fitore absolute, si dhe 77 klasifikime në pozicione të rëndësishme. Në 100 gara, ai ka realizuar xhiron më të shpejtë. Ka qenë 7 herë kampion Italian si dhe ka fituar 5 herë tituj ndërkombëtarë të shpejtësisë së lartë, duke vendosur ndër të tjera, edhe rekordin botëror të shpejtësisë në vitin 1935 me 330,2 kilometra në orë, që për makinat e modeleve të asaj kohe dhe shpejtësive që ato kishin, ishte një ngjarje e pa imagjinueshme.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›