E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva, Dritëro Agolli: Nuk kishte rrugëdalje tjetër

Një buqetë me karafila dhe simbolet e tyre të grevës së urisë. Kjo ka qenë dhurata që një grup deputetësh të ngujuar në cadra i kanë cuar njërit prej figurave historike të socialistëve, Dritëro Agolli. Në bisedën që pati me vizitorët në banesën e tij, zoti Agolli tha se kjo grevë e socialistëve u bë pasi nuk kishte më rrugëdalje tjetër.

"Në qoftë se demokracia prishet, dhe kthehet nga demokraci në autokraci, apo në demokraturë, atëherë nuk i ndalon dot as njerëzit, ske fuqi ti ndalosh. Kurse kjo grevë nuk kishin mendoj unë, ctë bënin më socialistët, se dialog bënë, biseda të ndryshme bënë, brenda vendit dhe jashtë vendit", tha zoti Agolli.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e premte , 07 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›