E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, Ruçi: Jemi në betejë për demokraci

Dita e tetë e protestave që shoqërojnë grevën e urisë së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre i përkiste qarkut të Fierit. Protestuesit pas një marshimi në rrugët e kryeqytetit janë grumbulluar para kryeministrisë. Para protestueve e kanë marrë fjalën së pari deputetët e qarkut të Fierit të cilët u thanë të pranishmëve se beteja e tyre për votën e lirë është një betejë për të mos e përsëritur më atë që ka ndodhur në Ruzhdie.

Të pranishmit i kanë përshëndëtur edhe deputetë grevistë. Deputetët e tjerë që e kanë marrë fjalën në miting ashtu si edhe aletatët e Partisë Socialiste duke ju referuar tentativave të nisura të premten paradite nga Presidenti thanë se zgjidhja e situatës do të mund të vijë vetëm nëpërmjet vullnetit politik.

Në fjalën e deputetit Gramoz Ruci që ka përmbyllur edhe këtë protestë të radhës të socialistëve u theksua me po aq forcë vendosmëria për të vijuar kërkesën për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

"Sot diten e tetë të grevës së urisë, nesër ditën e 18 të grevës së urisë, pasnesër në ditën e 28 të grevës së urisë kjo liri do të vijë, do apo nuk do ti Sali Berisha. Duke iu përshëndetur edhe në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, shokut Edi Rama, i cili sot do të dëshironte të ishte këtu bashkë me ju, por në emrin tuaj, në emrin e kauzës tuaj ai ndodhet jashtë shtetit. Rrofshin këta burra dhe gra që janë simbol i kësaj qëndrese të paparë për fatet e demokracisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rrofte liria, rroftë Shqipëria", tha Gramoz Ruci, deputet i PS.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›