E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita “Na ishte dikur…”- Një udhëtim në traditën shqiptare përmes artit të Lirika Pojanit

Në ambientet e “Shtëpisë së Flamurit” në Korçë u çel ekspozita “Na ishte dikur…”, e autores dhe kostumografes së njohur Lirika Pojani, një homazh ndaj trashëgimisë sonë kulturore dhe elegancës së veshjeve popullore shqiptare.

Përmes dhjetëra kostumeve tradicionale nga rajoni i Korçës, ekspozita fton vizitorët në një udhëtim emocional drejt rrënjëve, ku çdo detaj përcjell mjeshtëri, identitet dhe kujtesë historike.

“Është një mozaik ngjyrash, një mozaik simbolesh. Është një bashkëpunim me Vasil Mijon që ka sjellë këto personazhe dhe të ishin të gjallë”, u shpreh Pojani.

Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë, që kanë admiruar mjeshtërinë dhe bukurinë e kostumeve tradicionale.

“Më pëlqen shumë, është ekspozitë shumë e bukur. Aksesorët e përdorur në kostume janë të veçantë dhe më tepër më pëlqejnë kostumet e burrave”, tha nja vizitor.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në “Shtëpinë e Flamurit”, duke ofruar për publikun një përvojë autentike që lidh artin me traditën.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›