Ekspozita Neper labirintet e animacionit
20 vite punë në filmin e animuar, Stefan Taçi ka vendosur t'i përmbledhë në ekspozitë. "Nëpër labirintet e animacionit, 1987-2007" .
Pjesë nga filmat, foto e fragmente që kanë ngelur prej tyre, vizatime origjinale dhe skenare prezantohen per hetre te parë për publikun. Artisti preferon që të njoh me sekretet e të bërit një film të animuar me dorë. Nostalgjia për realizimin e animimeve me dorë mbetet e veçantë për artistin.
Ekspozita nis me imazhet e filmit të parë “Veza e rrallë', për të përvijuar me "Fidani", "Fantazisti", "Mall", "Kompozim", "Rekuiem", "Gjëra që nuk ndryshojnë", "Triptik", duke e përmbyllur me realizimin e fundit 2007 “Butterfly”.