E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera Ali Pasha i Janines vjen premiere absolute ne TKOB

Personazhi historik  në opera ka  moshën 40-50 vjeçare, artistit i është dashur të  rritet rreth 10 vjet  nga mosha e tij, për këtë e ndihmon truku  dhe kostumi realizuar nga Enada at ‘ Nikolla. 
Këtë  personazh e karakterizon  forca, personaliteti, dinjiteti, bota e brendshme, ndjenjat, që nuk i mungojnë kësaj figure.
Në  operan me nje akt  që mbanë firmën e kompozitorit gjerman Albert Lortzing, e krijuar dy shekuj më parë ofrohet një harem i mrekullueshëm dhe, mes 40 apo 50 konkubinave, humb mendjen për një vajzë që e refuzon. Këtu del edhe ana sentimentale e tij . Sigurisht ai është i përmbajtur, autoritar, por ka edhe ai atë anën e tij ndjesore dhe mbetet shumë i zhgënjyer që nuk po e bënte dot për vete atë femër. Arjana eshte e dashuruar me oficerin francez.
Në fund, dashuria e dy të rinjve triumfon me bekimin e vetë Ali Pashës.
Figura e Ali Pashë Tepelenës ka joshur edhe artin klasik botëror.  Vepra e shkruar rreth dy shekuj me parë, "Ali Pashë Von Janina" e kompozitorit gjerman Albert Lorcing, u shfaqe këtë fundjavë për herë të parë në skenën shqiptare . 
Vepra  do të vazhdojë të jepet deri në datën 27 mars. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›