Ekspozita Ngjyra stinesh ne Gjirokaster
Piktori, Pëllumb Puci ka prezantuar punimet e tij më të fundit në Muzeun Historik në ekspozitën, të titulluar “Ngjyra stinësh në Gjirokastër” . Në këto punime shtëpitë monumentale të qytetit të gurtë idealizohen dhe marrin forma e pamje magjike, ndërkohë që autori largon format e ngurta dhe ngjyrat e zbehta të gurëve shekullorë, duke realizuar me virtuozitet pamje me kolorit të pasur e të qartë.
Ai vendos raportin perfekt të komunikimit me qytetin, nëpërmjet ngjyrave, lëvizjes së penelit dhe mendimit të tij.
Autori pikturon dhe fikson Gjirokastrën magjike, ashtu si e trillon syri, mendja dhe peneli i tij i tejngopur në ngjyra.
Ekspozita veç origjinalitetit vetiak spikat edhe me identitetin shqiptar me elementët bashkëkohorë të pikturës europerëndimore. Artisti ka ekspozuar në Tiranë, Gjirokastër, Holandë, dhe Zvicër. Në vitin 2004 ai ftohet nga UNESCO për të marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare në kalanë e Gjirokastrës të fokusuar në pasqyrimin artistik nëpërmjet arteve pamore të vlerave të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.