Ekspozita Post Red

Ngjyrat dhe figurat e shumta brenda një tabloje e bëjnë të veçantë artistin Mario Xhavella. Piktura e tij flet me nje gjuhe te pasur koloristike dhe simbolike. Ai na bën me dije se përmes krijimtarisë përpiqet për ti dhënë përgjigje dilemave dhe pyetjeve të së përditshmes.
Në 23 pikturat e prezantuara në ekspozitën “Post Red” vihet re ndikimi nga jeta në Hollandë dhe dëshira për tu shpreh lirshëm. Ç’ka e ka penguar para rënies së perdes së hekurt të komunizmit.
Jeta e artistit për të është shumë e bukur edhe pse e vështire.
Një ndër pikturat më simbolike është bashkëjetesa mes kishës dhe xhamisë si dhe portreti krijuar në 11 shtatorin e 2001, përjetim i çastit.
Piktori Mario Xhavella ka ekspozuar në disa prej qyteteve kryesore europiane si Athine, Pragë, Moske, Hollandë, Firence dhe për herë të parë prezanton punën e tij edhe në Tiranë.