E Diel, 1 Nëntor 2026

Pese mitet per Margaret Thatcher fare fshihej pas Zonjes se Hekurt

Ish Kryeministrja britanike Margaret Thatcer, qe drejtoi qeverine nga 1979-1990, ka nderruar jete ne moshen 87 vjecare pas nje goditje celebrale ne oret e para te mengjesit te se henes.
Gjate muajve te fundit shendeti i saj ishte perkeqesuar dhe ajo kishte qendruar vazhdimisht ne kujdesin e mjekeve dhe hera-heres ne spital.
Thatcher u tërhoq nga jeta publike pasi pësoi një infarkt në vitin 2002 . Qe atehere per shkak te shendetit te brishte dhe humbjes se Kujteses
Thatcher e pati të pamundur shfaqjen ne jeten publike. Per kete arsye ajo juk mori pjese as në ceremoninë e organizuar për 85-vjetorin e saj të lindjes, në tetor 2010.
Margaret Thatcer nuk do te kete nje funeral shteteror por asaj do ti akordohet statusi i njejte me princeshen Dianna. Ceremoniali me nderimet ushtarake do te mbahet ne Katedralen e Shen Palit ne Londer.
Kryeministri David Cameron e quajti Zonjen e Hekurt” angleze e madhe” duke shprehur dhe pikellimin e thelle per vdekjen e saj.
Cameron tha per BBC se Margaret Thatcher jo vetem e udheheqi vendin , por ajo e shpetoi ate. Une në besoj se ajo do të jete kryeministrja me paqesore e Britanise- u shpreh kamerun ”
Cameron i cili ndodhet ne Madrid per disa takime, ka anuluar gjithcka madje dhe bisedimet e planifikuara në Paris me presidentin francez .
John Major i cili ishte kryeminister ne vitin 1990 e quajti paraardhesen e tij “nje force e vertete e natyres’
“Reformat ekonomike dhe politika e saj per rimarjen e ishujve Falkand nuk do te mund ti bente ndonje lider tjeter . Karakteristikat e saj do te mbahen mend nga ata qe punuan ngushte me Margaret,kurajo dhe vendosmeria ne politike, humanizmi dhe bujaria ne jeten private- u shpreh ish kryeministri britanik John Major “.

Në Londër kryhen homazhe, s’do të ketë funeral shtetëror
Homazhe te shumta po behen ne Londer dhe jashte vendit në nder te Baroneshës Margaret Thatcher, nje dite pasi ajo ndërroi jete ne moshën 87 vjeçare. Funerali i ish kryeministres pritet të mbahet javën e ardhshme. Ceremonia mortore, me të gjitha nderimet ushtarake, do te mbahet në katedralen St Paul ne Londer. Një makinë mortore transportoi arkivolin e argjend pak pas mesnatës, nga hoteli për në një zone që për momentin mbahet sekret. Ajo nuk do të ketë një funeral shtetëror, por do ti akordohet i njëjti status sikurse princeshës Diana dhe Nënës Mbretëreshë. Flamuri ne Numrin 10 te Downing Street eshtë ulur në gjysmështizë, ndërsa Parlamenti do të thirret nga pushimet e Pashkëve për të mërkurën, në mënyrë që ligjvënësit të bëjnë homazhet e tyre. Homazhe janë bërë edhe nga pasardhësit e saj në Downing Street, si Sir John Major, Tony Blair dhe Gordon Brown, që vlerësuan forcën e karakterit të saj dhe qëllimet politike.  
Biografia e Margaret Theçer
Margaret Roberts Thatcer lindi në Grantham, Lincolnshire, më 13 tetor 1925.
Babai i saj ishte aktiv në politikën lokale dhe Kishën Metodiste, duke shërbyer si një anëtar i këshillit bashkiak dhe një predikues lokal. kesisoj dhe vajzën e tij e formoi si një metodist i rreptë.
Margaret frekuentoi Shkollën Hunting Toëer dhe fitoi një bursë per ne Kesteven, shkollë e vajzave ne Grantham. Por pervec shkolles Margaret kishte pasion per piano, hokej, recitale poezish dhe not.
Pas diplomimit ne Oksforf ne 1947 ne degen e Kimise
Thatcer u zhvendos ne Colchester për të punuar ne nje farmaci-hulumtimesh.
Baronesha fillimisht ishte anetare e Parlamentit britanik, ne 1970 u emerua sekretare e shtetit per Arsim dhe Shkence, kurse ne 1975 u vu ne krye te opozites, per tu bere me vone gruaja e pare ne udheheqjen e nje partie te madhe politike ne Mbreterine e bashkuar.
Ne 4 Maj 1979 kur Thatcer u zgjodh kryeministre ajo deklaroi para popullit: ”Aty ku ka mosmarrveshje do te sjellim harmoni. Ku kemi probleme do te sjellim te verteten”
Thatcer propozoi nje seri nismash politike dhe ekonomike ne kuader te ndryshimeve te nevojshme per renien e theksuar qe po pesonte Britania. Filozofia e saj politike ishte pro tregjeve fleksibel te punes, privatizimit te kompanive shteterore dhe minimizimit te influences se sindikatave.
Thatcer u rizgjodh per nje mandat te trete ne postin e kryeministres ne vitin 1987 por pikepamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk u cilesuan shume popullore, te aferta dhe benin diferencen nga pjesa tjeter e kabinetit te saj.
Ne Nentor te vitit 1990 Margaret dha doreheqjen e saj si kryeministre.
Nje gazetar sovjetik e kishte cilesuar atesi ”Zonja e hekurt”per shkak te politikes se saj pa kompromise dhe menyres se udheheqjes.
Si kryeministre ajo aplikoi politika konservatore te cilat me vone u njohen si Thatcerizem.

Pesë mitet për Margaret Thatcher. Çfarë fshihej pas “Zonjës së Hekurt”   Në fillim të viteve ’70 Britania e madhe ishte e paqeverisshme dhe aspak një faktor i rëndësishëm në skenën globale. Kjo falë efekteve të reformave sociale pas përfundimit të luftës. Margaret Thatcher, e cila erdhi në pushtet si gruaja e parë kryeministre në vitin 1979, i kthehu Britanisë hijen e fuqive të mëdha. Ajo mbetet një nga figurat më kontroverse të shekullit të 20. por dhe ata më dashamirësit shpesh e keqkuptojnë personalitetin e saj, silin e qeverisjes dhe vetëkënaqësinë. Ndër keqkuptimet e shumta janë dhe 5 mite që do të jetojnë përkrah emrit të saj.  Zonaj e hekurt nuk tërhiqej asnjeherë. Kjo nuk ka qenë gjithnjë e vërtetë. Gjenialiteti i saj ishte dhe talenti më i madh që e bënte të zgjidhte betejat me mencuri dhe të evitonte ato të cilat nuk mund t’i fitonte. Në vitin 1981, Unioni Kombëtar i Minatotëve, një nga unionet më të fuqishme në Britaninë e madhe kërcënoi me grevë. Pavarësisht zërave të këshilltarëve të saj Thecër vendosi të plotësonte cdo kërkesë të tyre. Dhe brenda pesë vitesh ajo ndryshoi ligjet e tregtisë. Dhe kur në vitin 1984 pasoi një grevë e radhës ajo ishte gati. Për rreth një vit Britanikët prisnin se kush do të dorëzohej i pari, unioni i minatorëve apo Thecër. Por ajo vazhdoi me shtypjen e grevës me një lëvizje brutale që befasoi të gjithë.  Thuhet se Thecër ka qenë e ngrirë, me modën e vjetër dhe moraliste. Por nuk është aspak kështu. Shumë kolegë të saj shprehen se ajo kishte një sens humori të spikatur. Një nga shërbyeset e saj kujton se kancelari po zhvillonte një takim sekret për të gjetur një marrëveshje me ministrat rreth buxhetit. Thecër mbërrin atje e dehur, heq takat e saj duke  hedhur në dhomë dhe thotë: E po zotërinj do ta gjejmë atë marrëveshje apo jo? Presidenti francez Fransua Miterron shpesh e krahasonte Thecër me Brizhit Bardonë.  Ajo ishte kundër unifikimit të Europës. Thecër njihej si euroskeptikja e madhe. Por gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj ajo ka qenë një avokate e pasionuar e unifikimit europian. Akti Europian i vitit 1986, i cili rishikonte Traktatin e Romës për shtrirjen e pushtetit të komunitetit ekonomik europian, si dhe tregu i përbashkët ishte një iniciativë e saj. Thecër ishte një eurofile e përkushtuar deri në momentin e idesë për krijimin e një monedhe të përbashkët. Asnjë nuk do të përzihej me Britaninë e Madhe nëse ajo do të ishte ende në pushtet.  Në vitin 1979, presidenti amerikan Xhimi Karter i kërkoi Thecërit të reagonte fuqishëm për të bërë presion mbi Iranin, duke reduktuar stafin britanik në vend. Por Thecër nuk ishte e të njëjtit mendim duke dyshuar se iranianët do të prekeshin nga ky vendim dhe se gjithsesi kjo nuk do të reduktonte një rrezik të mundshëm.  Thacerizmi shkaktoi krizën globale financiare. Kjo është një nga idetë më të përfolura për të. Është e vërtetë se dështimi i rregullatorit ishte një faktor i rëndësishëm në kolapsin financiar në vitin 2008 dhe ëshët e vërtetë se Thecër e promovoi anti rregullatorin. Por gjithsesi idetë e saj nuk kanë të bëjnë aspak me atë që kontribuoi në krizën e Uoll Stritit. Thecër mbështeste idenë e një rregullatori më të ashpër për bankat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›