E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekspozita “Vetmi dhe fantazi” e Xhelsina Petritajt, 16 punime të realizuara në akrilik

“Vetmia përballë fantazisë” është ekspozita e parë e artistes bashkëkohore Xhelsina Petritaj, e cila prezanton dy botë të artistes të pasqyruara nëpërmjet fuqisë së akrilikut në telajo dhe letër.

Në punët e prezantuara, përveç eksplorimit të raportit mes trupit dhe shpirtit, ndjesisë së identiteteve të shthurura apo të ndrydhura, spikat protagonizmi i vetë Xhelsinës në tentativë të gjetjes së siluetës së identitetit të saj të transformuar në konture të paqarta, të turbullta, por që ende mbetet gjallë.

“Këto punime i kam zgjedhur me dëshirën time, sepse këtë ekspozitë e konsideroj si rilindjen time. Të gjitha punimet janë realizuara në 2025-ën,” tha artistja.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 16 gusht.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›