Ekspozita artistet e Gezimi i syrit shkelqejne ne Hungari
Boten e tyre e kane shprehur me ngjyrat e piktures dhe kane dhene mesazhin e duhur tek juria e cila ka nderuar tre artistet e vegjel shqiptare te grupit Gezimi i syrit me tre medalje. Ne muajt korrik dhe gusht ne Zanka te Hungarise u zhvillua Ekspozita Nderkombetare e Piktures Ylberi 2010 e cila ne muajin shtator u permbyll edhe me vleresimet perkatese te pjesemarresve. Artistet e grupit Gezimi i Syrit me profesor Bashkim Dervishin arriten te rrembenin nje medalje ari dhe dy argjendi. Do te ishte pikerisht tabloja e 10-vjecarit Hermes Muco nen titullin Lojera feminore qe do te impresiononte me shume jurine e cila do ta nderonte me medaljen me te larte por jo te vetmen pasi edhe dy shoqet e tjera te grupit 12-vjecaret Esli Luli dhe Melisa Shoti fituan Medaljet e Argjendta. Profesori Bashkim Dervishi e cileson kete si nje vleresim dhe inkurajim per artistet e vegjel ne rrugen e tyre por ne nje sfond me te gjere kjo shihet edhe si nje shkembim kulturor ku i jepen atributet e merituara temperamentit artistik shqiptar. Tashme eshte bere tradite qe femijet e Gezimit te syrit ne te gjithe kompeticionet nderkombetare ku kane marre pjese te vleresohen me cmime nga me te ndryshmet dhe kjo vjen si fryt i punes dhe programeve qe zbatohen ne kete grup arti.