Shqiperia shet eurobondin 300 milione
Kjo e ben automatikisht vendin tone pjese te tregjeve kapitale boterore. Ministri i Financave Ridvan Bode zgjodhi ta bente publik kete lajm mesditen e djeshme gjate nje konference per shtyp duke dhene edhe detaje rreth procesit. Eurobondi i saponjoftuar nga dy bankat drejtuese te transaksionit Deutsche Bank dhe JP Morgan konfirmohet te jete ne nje prerje prej 300 milione eurosh dhe me nje cmim kuponi prej 7.5 per qind tha Bode. Ai e konsideroi suksesin e emetimit te 300 milione eurove si nje sukses per Shqiperine dhe nje tregues besueshmerie te investitoreve tek ekonomia jone.
Shitja
Kreu i Financave tha dje se interesi i investitoreve per te blere eurobondin e pare shqiptar ishte i madh dhe po keshtu edhe shumat e vena ne dispozicion. Ne eurobond u ofruan shuma teper me te medha nga kjo por ne perzgjodhem pikerisht prerjen 300 milione euro e cila eshte e pelqyeshme per tregtine ne madhesi dhe se dyti me interesin me te ulet dhe me te mire per
ekonomine shqiptare tha Bode. Ne ndryshim nga autorizimi per eurobondin i miratuar ne Parlament qe lejonte qe te merreshin borxh 400 milione euro me nje tavan interesi 8.5 per qind qeveria u tregua me e kursyer duke emetuar 100 milione euro me pak. Per Ministrine e Financave dy gjera jane konsideruar si te rendesishme interesi 7.5 per qind i borxhit dhe menyra se si eshte ndare ky borxh qe garanton investime afatgjata. Keshtu borxhet e Shqiperise jane blere ne menyre proporcionale midis bankave investuese me nje te treten midis kompanive investuese te kapitaleve me nje te treten dhe nje e treta perbehet nga fondet e menaxhimit te investimeve fondet e sigurimeve shoqerore shendetesore.
Si do perdoret
Eurobondi i pare shqiptar qe ne fillim eshte lakuar se do te orientohet ne shlyerjen e kredise sindikale prej 200 milione eurosh te cilen Qeveria e mori ne vitin 2009 me nje interes mjaft te larte. Zevendesimi i nje borxhi me interes te larte me nje me interes me te ulet tashme eshte pranuar dhe nga opozita se eshte nje praktike e mire per te ulur barren e borxhit. Zevendesimi i kredise ne fjale ka nje efekt kursimi prej rreth 1 miliarde lekesh ne vit tha Bode. Pjesa tjeter e parave qe mbeten nga eurobondi fillimisht u deklarua se do te shkonin per financimin e deficitit buxhetor por se fundmi Ministria e Financave qartesoi se dhe ato do te shkojne per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem.
Shqiperia ne tregje
Me emetimin e eurobondit te pare shqiptar vendi yne behet automatikisht pjese e tregjeve te kapitalit ne bote. Kjo me shume sesa perfitim i momentit nga ana e Ministrise se Financave shihet si nje zgjidhje e te ardhmes ku biznesi shqiptar apo Qeveria mund te marrin benefitet e te qenit te informuar per momente te pershtatshme transaksionesh. Pjesemarrja ne tregjet e kapitalit tashme do ti mundesoje Qeverise po jo vetem Qeverise dhe biznesit aksesin ne tregjet e kapitaleve ne menyre te perditshme dhe profesionale cka do te thote se ne mund te behemi pjese e transaksioneve te ardhshme per nje periudhe shume me te shkurter dhe me nje interes qe tashme eshte i paranjohur per shkak te tregtimit te asaj qe kemi ne treg tha Bode.
Miratimi i buxhetit te 2011 Bode takon kreun e FMN per Shqiperine
Ne prag te miratimit te projekt-buxhetit te vitit 2011 dhe kalimit te tij ne Qeveri e Parlament ka mberritur ne Shqiperi misioni i FMN-se i kryesuar nga Gerwin Bell. Ministri i Financave Ridvan Bode priti dje ne nje takim shefin e misionit duke e njohur ate me zhvillimet me te fundit ne ekonomine shqiptare dhe realizimin e buxhetit te vitit 2010. Nje nga arritjet qe duket se eshte vleresuar nga Fondi Monetar Nderkombetar ka qene ulja e deficitit buxhetor. Borxhi publik dhe deficiti pothuajse jane kritikuar ne cdo raport te kaluar te FMN-se por duket se kete here ka pasur vend me shume per pergezime. Ne vijim Bell dhe stafi i tij do te zhvillojne takime me stafin drejtues te Financave nderkohe qe javen e ardhshme parashikohet edhe nje takim me guvernatorin e Bankes se Shqiperise. Misioni i Fondit do te jete ne Shqiperi per disa dite dhe javen tjeter ashtu sikurse eshte bere tradite vizita do te mbyllet me nje dalje para mediave te ministrit te Financave guvernatorit si dhe shefit te misionit te FMN-se. Shefi i misionit te Fondit Bell gjate ketij viti vizitoi vendin tone edhe ne mars kohe kur ai dhe stafi i tij keshilluan Qeverine shqiptare qe te fokusohej ne uljen e deficitit si dhe ofruan ndihmen e tyre per formulen e uljes se borxhit. Ndikimi ne kursin e kembimit
Renia e nivelit te remitancave te derguara nga emigrantet duket se ka qene favorizuesi kryesor i mbivleresimit te euros karshi lekut. Por me emetimin e eurobondit pritet qe te kete nje efekt pozitiv ne kursin e kembimit ne vend ne favor te lekut. Ne logjiken e Ministrise se Financave 100 milione eurot e tjera qe mbeten jashte shlyerjes se kredise sindikale do te luajne rol thelbesor ne tregun e brendshem si pjese e permiresimit te bilancit te pagesave dhe ajo qe lidhet me uljen e presionit per mbivleresimin e euros dhe zhvleresimit te lekut. Por futja e nje kapitali prej 100 milione eurosh per Qeverine perkthehet edhe si nje financim real dhe i drejtperdrejte i ekonomise. Qellimi per ne nuk eshte te sherbejme thjesht buxhetin e shtetit por te luajme nje rol aktiv ne ekonomine reale dhe ne i injektojme gjak te ri trupit te ekonomise tone tha dje ministri Bode.
Aristir Lumezi