Xherahet e opinionit publik tu lene vendin profesionisteve
Reformat e ndermarra se fundmi ne fushen e shendetesise u kane dhene fund klientelizmave qe per vite me radhe nuk e kane lene mjekesine te marre fryme. Kete deklarate beri dje ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate pjesemarrjes ne Kongresin e 16 te Stomatologjise. Ai shtoi se Ministria e Shendetesise nuk eshte me nje ministri qe menaxhon tendere por nje institucion qe prodhon politika shendetesore dhe ka si element baze transparencen ndaj qytetarit. Eshte pikerisht kjo transparence sipas Vasilit e cila qe prej gati nje viti ka bere te mos kete me mjeke me pranga. Autonomia e spitaleve drejt se ciles po shkohet dita-dites ka ne baze te saj kete transparence. Jo me larg se shtatori ne peruruam spitalin e ri te Kavajes. Investime te medha jane bere dhe pritet te perfundojne dhe ne urgjencen e re te Tiranes spitalin e Durresit Shkodres Korces dhe ne shume spitale te tjera rajonale tha ministri. Sipas tij rajonalizimi i spitaleve eshte dhe nje nga pikat kyce te kesaj reforme qe ne sapo kemi nisur. Tashme ka ardhur momenti qe xherahet e opinionit publik duhet tu lene fjalen profesionisteve te shendetit dhe kjo konference me mbi 600 pjesemarres eshte pergjigjja me e mire per te gjithe skeptiket theksoi ai