Korea e Veriut kërcënon me arsenalin bërthamor

Koreja e Veriut thotë se do të përdorë arsenalin e saj bërthamor si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët SHBA- Kore e Jugut. Peniani është i gatshëm të kundërpërgjigjet me luftë në cdo kohë bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Uashingtoni dhe Seuli janë shprehur se qëllimi i stërvitjes është pikërisht dekurajimi i Koresë së Veriut për të vazhduar projektet bërthamore.
Tensionet kanë qenë të larta mes dy vendeve fqinje që pas mbytjes së një anijeje luftarake të Koresë së Jugut në muajin Mars. Stërvitja e përbashkët do të fillojë të dielën e në të do të angazhohet dhe aeroplanmbajtësja Xhorxh Uashington, 20 anije të tjerra 100 avionë e një personel prej 8,000 ushtarësh. Ndërsa Japonia ka vendosur të dërgojë vëzhgues që të ndjekin stërvitjen e përbashkët Kina ka bërë thirrje kundër ndërmarrjes së hapave provokative që mund të nxisin tensione të mëtejshme në rajon.
Delina Bitraku