Ekspozita e artisteve shqiptare
Dy artiste shqiptar sa të ndryshëm, po aq të ngjashëm takohen së bashku ne nje ekspozite. Muhamet Kërpaci dhe Leonardo Voci një dyshe interesante kanë lënë mënjanë egon profesionale duke bashkuar veprat në një përballje për publikun në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.
Kërpaci pikturon mbi mediumin klasik. Punimet e tij jane te fokusuar prej 40 vitesh te figure tipike shqiptare. Stili i tij është i përmbajtur romantik, por nuk mungon edhe ekspresivja dhe shpërthyesja ne forme e ngjyre.
Pranon se femrën e ka fort për zemër ne pikturë.
Ndërsa Voci është profesionist i konfirmuar që prej 20 vitesh . Ai njihet për stilin ekstravagand. Ai pikturon mbi letër dhe mediume eksperimentale. Piktura e tij shquhet për rrumbullaksinë çka e ka krejt te natyrshme.
Kjo ekspozite sjell dy gjini të ndryshme të artit pamor atë të impresionizmit dhe abstraksionizmit.