Kamerata ballkanike e krijuar dirigjentit japonez Toshio Yaganisawa

Gjashtë vjet bashkë. Kohë pas kohe hyjnë miq të rinj dhe ikin të vjetër. Po Orkestra e Dhomës Ballkanike është po ajo, vepër e japonezit, Toshio Janagisavës prej vitit 2007, kur erdhi dirigjent i ftuar i Filarmonisë së Kosovës.
Është “Shpirti i traditës” i Valton Beqirit, për muzikën e tij instrumentistët thonë se “nuk ka dirigjent që e rrok”. Triptiku “Ndikimi/Mbijetesa/Loja” ka ritmin e marshit luftarak.
Orkestra e Dhomës Ballkanike përbëhet nga muzikantë nga Prishtina, Tirana, Shkupi dhe Beogradi. Ftojmë ndonjëherë muzikantë nga Bosnja dhe Kroacia dhe në këtë mënyrë edhe repertori ynë përpiqet të reflektojë muzikën e këtyre vendeve. Sic kishim sot Valton Beqirin nga Kosova, Aleksandar Vujic nga Serbia dhe kompozitorin shqiptar Prenk Jakova.
Orkestra ka zgjedhur pjesë nga opera e parë shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës.
Në koncertin e Tiranës, me rastin e Ditëve të Kulturës Japoneze, Kamerata ekzekutoi “Triptik” nga kompozitori bashkëkohor japonez Jasushi Akutagawa dhe e ftuar ishte flautisja, Juki Saito.