Kukan Votimi i tre ligjeve ishte i mirepritur por edhe i vonuar

Në një intervistë për “ABC News”, kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan deklaron, se votimi i tre ligjeve është i mirëpritur, por i vonuar. Kukan thotë se zgjedhjet janë ato që tashmë do bëjën diferencën për statusin e kandidatit. Sipas Kukan votimi I ligjeve duhet te shoqerohet edhe me masa te tjera konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike në vend. Ndërkohë i pyetur për plotësimin e KQZ Kukan ka thene se kjo çështje është e vështirë. Ai ka vlerësuar se përbërja e KQZ siç funksionon tani është e ligjshme, por nuk është ashtu siç duhet të ishte.
Kemi një lajm të mirë nga Shqipëria, por është pak i vonuar apo jo? Me mire vone se kurre, por është definitivisht një lajm i mirë. Lajmi erdhi pas një pritjeje shumë të gjatë, por gjëja më e rëndësishme është që ndodhi. Është një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë në rrugën e integrimit. Në Bruksel të gjithë e vlerësuan shumë. Dhe përcjell dhe një mesazh tjetër. Politikanët shqiptarë mund të arrijnë në kompromis. Ndaj, edhe pse aprovimi është i vonuar, është një hap shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë. Por në konkluzionet e Ministrave të Jashtëm për Shqipërinë thuhet gjithashtu, që nevojiten edhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike në vend. Është për mosfunksionimin e duhur të institucioneve demokratike që Shqipëria humbi statusin dy vjet para. Nëse tre ligjet do ishin aprovuar para marsit, ministrat e jashtëm s’do ta kishin të vështire t’i thonin po statusit të kandidatit të Shqipërisë. Sa ma shumë digjen afatet, aq më kërkuese bëhet BE-ja. Tani të gjithë duan të shohin zgjedhjet, saktë? Kjo është e vërtetë. Mendoj,s e zgjedhjet do të gjykohen imtësisht. E gjithë përgatitja e procesit zgjedhor, zhvillimi i zgjedhjeve dhe përfundimi i tyre do të merret seriozisht në konsideratë nga shtete anëtare të Bashkimit Europian për të vendosur nëse ata do ti akordojnë statusin kandidatit Shqipërisë apo jo. Mos më pyesni se ç’farë pres. Mund t’ju them, se do të jetë shumë më mirë për vendin, nëse s’ka pakënaqësi apo ankesa për zgjedhjet. Aktualisht kemi ankesa për KQZ-në, nëse ajo mund të funksionojë si një institucion i pavarur dhe i ndershëm. Nuk e di se ç’do të ndodhë deri në zgjedhje, por nëse ka hapa përpara deri atëherë, ato do konsiderohen pozitivisht nga BE-ja. Komisioni ka kritere të qartë që do të përfshijë në raportin që ajo do ti prezantojë Këshillit të ministrave për Shqipërinë. Dhe jo çdo gjë që është kërkuar nga Komisioni është përmbushur deri tani
Në fakt BE-ja është e mjegullt për KQZ-në. Në teori, KQZ-ja duhet të jetë e pavarur dhe transparente. Në praktikë, anëtarët e saj vijnë nga partitë politike dhe janë 4. Ju vazhdoni të jepni të njëjtin mesazh të përgjithshëm, kur amerikanët thonë në realitet, ka vetëm 4 anëtarë dhe ndoshta duhet të konsiderojmë që do jetë Kolegji që do ti vlerësojë zgjedhjet. Kjo pasi Bashkimi Europian nuk ka një qëndrim të unifikuar dhe se tregohet shumë e kujdesshme kur merr qëndrim. Para se të shprehim një qëndrim publik, ne duam të shohim me kujdes të gjitha aspektet ligjore dhe nuancat. E kam parë që amerikanët janë treguar shumë të drejtpërdrejtë, ashtu siç e bëjnë shpesh në stilin e tyre. Në fakt, çështja e KQZ-së është një çështje e vështirë. Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve siç funksionon tani është e ligjshme, por nuk është ashtu siç duhet të ishte. Nuk është optimale. 3 anëtarët që mungojnë aty bëjnë diferencën. Pra, KQZ tani është e ligjshme por jo siç duhet të ishte. Ka dhe diçka shumë të rëndësishme. Qytetarët shqiptarë duhet të votojnë në masë. Pjesëmarrja në votim është shumë e rëndësishme dhe do të merret në konsideratë. Në Shqipëri ka një mbështetje të madhe për integrimin europian. Qytetarët që mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet ta tregojnë këtë duke votuar. Duke votuar, ata i kërkojë politikanëve të tyre të plotësojnë angazhimet që kanë marrë. Kjo do të përçojë një tjetër mesazh të rëndësishëm politikanëve.