Ekspozita e mozaikeve e piktorit Gezim Llalla
Piktori elbasanas Gëzim Llalla ka çelur ekspozitën e tij të parë vetjake në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar. Llalla prezanton rreth 40 punime të zhanrit pikturë dhe mozaik.
Ekspozitën e nis me figurën e Ismail Qemalit dhe këtë e ka menduar që në fillim në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Figurat historike për artistin janë muzë frymëzimi në çdo kohë.
Por Llalla thotë se njeriu nuk duhet ti shkëpus marrëdhëniet me tokë, pasi edhe materialin e parë për realizimin e mozaikëve, pra gurët i merr në gjirin e saj.
Një vend të veçantë ne ekspozitë zënë edhe pikturat që kryesisht janë peisazhe nga vendlindja e tij Elbasani, të cilat i realizon ashtu siç natyra i ka krijuar.