E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e restaurimit do te shnderrohet ne shkolle rajonale

Pas kualifikimit të grupit të parë të specialistëve në shkollën e restaurimit që ndodhet pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës drejtori Apollon Bace na bën me dije se kjo shkollë edhe me kërkesë të UNESCO-s do të shndërrohet në shkollë rajonale.
Sipas Baçes restauruesit kanë mundësi që të specializohen në tre kurse, në pikturë murale, ikona dhe objekte të lëvizshme.

Studentët e vitit të ardhshëm do kenë mundësi që të marrin leksione nga profesor shqiptarë dhe të huaj duke bërë një lloj balancimi ndryshe nga vitet e mëparshme.

Specialistët e dalë nga kjo shkollë do kenë mundësi që të njihen me metodat e reja të restaurimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›