Kalon ne komisionin e Ligjeve marreveshja per rrugen Levan Vlore

Debatet për shtesën e financimit të rrugës Levan Vlorë vijuan edhe në komisionin e Ligjeve. Deputetët e mazhorancës votuan pro shtesës prej 18 milionë euro të këtij projekti, ndërsa deputetët e opozitës abstenuan. Zëvendësministri I Transportiti, Ernest Noka sqaroi se projekti ndryshoi për arsye të forta, pasi projekti i parë lejonte shumë mangësi, që më shumti lidheshin me mbrojtjen e mjedisit.
Sipas zëvendësministriti Noka, projekti i parë nuk duhej të miratohej nga drejtoria e Rrugeve, dhe korrigjimi i tij kushtoi shtesën e financimit, që do të kreditohet sërish nga BERZH.
Autostrada, Levan-Vlorë, duhet të përfundonte rreth 2 vjet më parë, por projekti ndryshoi , për shkak të disa korigjimeve që iu bënë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 24.2 km dhe do të lejojë një shpejtësi maksimale prej 110 km ore, duke shmangur rrezikun e daljes nga autostrada. Sëbashku me vlerën shtesë të miratuar në komision, vlera totale ee rrugës është 59.7 mln euro.