E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekspozita në COD, Gonxhja: Mundësi unike për të përjetuar artin që sfidon dhe inspiron

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Java Kulturore Italiane fillon sot, por ndërkohë aktivitetet që sjellin një pjesë të kësaj kulture kanë nisur më herët.

Kështu është dhe ekspozita: Aktivizim për një Transformim Social të Përgjegjshëm.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja fton qytetarët ta vizitojnë këtë ekspozitë kaq të veçantë të mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto, e cila po mbahet në sallën COD të Kryeministrisë.

Sipas Gonxhes, kjo ekspozitë “ofron një mundësi unike për të përjetuar artin që sfidon dhe inspiron ndryshime sociale të përgjegjshme.

Bëhuni pjesë e këtij aktivizimi artistik, i cili synon të nxisë reflektim dhe veprim për një shoqëri më të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ekspozita është e hapur deri më 2 korrik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›