ani vjen goli i dhjete

Edgar Çani mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Polonia Varshavës. Sulmuesi shqiptar që po shkëlqen gjatë këtij sezoni në Ekstraklasan polake, ka shënuar edhe golin e dhjetë në kampionat. Kuqeziu i hapi rrugën fitores 4-1 të skuadrës së tij përballë Jageliona Bjalistok, ndërsa shënoi rrjetën e avantazhit të përkohëshëm 1-0, kur kronometra tregonte 37 minuta lojë.
Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë arritën të barazonin shifrat, por Polonia gjeti edhe tre herë rrugën e rrjetës, duke vulosur një “poker” që e ngre në vendin e katërt në klasifikim.
Edgar Çani qëndroi në fushë për 80 minuta, ndërsa gjatë zëvendësimit ai mori një “standing ovation” nga tifozët. Sulmuesi i Kombëtares është shndërruar në idhullin e mbështetësve të Polonia Varshavës, edhe sepse ai shënon një gol në mesatarisht 108 minuta lojë.
22- vjeçarin, që vetëm dy javë më parë debutoi me gol edhe në përfaqësuesen kuqezi, mbetet një prej pikave të forta të ekipit të drejtuar nga trajneri Zielinski, prej transferimit në verën e kaluar nga Palermo, ka qenë një prej blerjeve më të suksesshme në kampionatin polak.