E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish te perndjekurit PS akuza qeverise

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se po abuzon me ish-të përndjekurit politikë, për efekte propagandistike. Kryetarja e grupit të punës për ish-të përndjekurit në Partinë Socialiste, Keti Bazhdari, ka deklaruar se forca politike që përfaqëson kërkon ndryshimin e ligjit për ish-të persekutuarit në regjimin komunist. Në emër të partisë më të madhe në opozitë, Bazhdari, ka deklaruar se ish-të përndjekurit duhet të kishin përfituar deri tani këstin e katërt të dëmshpërblimit. Por, sipas saj, rreth gjysma e tyre, ende nuk kanë marrë këstin e parë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›