Ekspozita per 100-vjetorin ne Itali

Me rastin e njëqind vjetorit të Pavarësisë, thesaret e kulturës shqiptare vijnë në një ekzpozitë, në një prej selive më prestigjoze italiane.
Në kompleksin Vittoriano, në qendër të Romës, hapi dyert ekspozita, që solli në kryeqytet rreth 150 objekte e ikona, dëshmi të vyera të periudhave të ndryshme të jetës dhe kulturës shqiptare.
Në ceremoninë e inaugurimit qenë të pranishëm Ministrat e Kulturës së dy vendeve, Lorenzo Ornaghi dhe Aldo Bumçi, shefi i diplomacisë së Tiranës, ministri Edmond Panariti, dhe profesor Neritan Ceka.
Ministri italian i Kulturës, Lorenzo Ornaghi: “Kjo ekspozitë, ashtu siç u shpeh shumë 100-VjetoriDebate në Këshillin BashkiakFlamuri gjigant për Pavarësinë Rama dhe Majko në Preshevë saktë edhe homologu im shqiptar, është dëshmi e mëtejshme e një identiteti të qartë kulturor të Shqipërisë, një ndjesi përkatësie e fortë. Është e lehtë të dallohet në të ngjyrimi i fortë europian”.
Kjo ekspozitë, e para e këtij niveli kaq të lartë dhe kaq e plotë, është hapur nën kujdesin e Presidentit italian të Republikës. Kryediplomati shqiptar Edmond Panariti kujtoi rrënjët dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës Aldo Bumçi u bëri dhe një ftesë turistëve italianë, për të vizituar Shqipërinë, një vend kaq i afërt.
Aldo Bumçi, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: “Për ne, Italia është një vend i afërt, shumë i afërt, ku do të mund të ndiheni të mirëpritur si në shtëpinë tuaj. Nuk është një det, ai që na ndan, por është një liqen i vogël. Gabimisht, ndonjëherë, Shqipëria perceptohet si një vend i largët, dhe ai det sikur kthehet në oqean”.
Vizitorët e shumtë patën mundësi të shohin zbukurime, skulptura, armë dhe vazo të lashta. E jo vetëm kaq, ata mundën të njohin edhe veprën e plotë të Onufrit, ikonat e të cilit zinin një vend të rëndësishëm. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në ditët e para të janarit në Romë, e më pas do të spostohet në Torino, ku publiku do të mund të admirojë këto dëshmi të kulturës shqiptare deri në muajin prill të vitit të ardhshëm.