E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita sekuestro dokumenteve te METE-s

Task-Forca nxjerr urdhrin e sekuestrimit. Do te hetohet privatizimi i truallit dhe i godines

Me nje vendim sekuestroje njesia Task-Force i ka kerkuar Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne varesi te Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes te gjithe dokumentacionin qe posedon per procedurat qe jane ndjekur gjate privatizimit te ish-Ekspozites Shqiperia Sot. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranes pohuan se jane ne pritje te venies ne dispozicion nga Ministria e Ekonomise te dokumentacionit qe me pas do te verifikohet nga prokurori i ceshtjes Genti Osmani. Pas kesaj prokuroria do te therrase per te pyetur si deklarues persona qe publikisht kane denoncuar aferat per privatizimin e ish-Ekspozites Shqiperia Sot dhe me tej njerezit qe jane lakuar. Prej kater ditesh Task-Force ka nisur hetimet me iniciativen e saj per ceshtjen e ish-Ekspozites lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike.

Hetimet nisen kryesisht te nxitura nga debatet politike dhe akuzat e deputetit te opozites Eduart Shalsi i cili foli per afera korruptive duke hedhur dyshime mbi format qe kishte ndjekur ish-ministri i METE-s Genc Ruli per te privatizuar ish-Ekspoziten. Ne dosjen ish-Ekspozita ndodhen pervec akuzave te politikaneve dhe biznesmeneve edhe kontratat e prishura disa here per kete godine.

Vendimi i sekuestros

Nje kopje e urdhrit te sekuestros te njesise Task-Force i eshte derguar Ministrise se Ekonomise dhe do te duhen te gjitha dokumentet origjinale te privatizimit. Per shkak se dosja eshte voluminoze prokuroria i ka lene disa dite kohe ministrise per te zbatuar vendimin per sekuestrot e dokumenteve te privatizimit.

Nderkohe nga informacionet e marra paraprakisht prokuroria thote se cmimi i privatizimit te godines eshte caktuar ne menyre konkrete nga vendimi i qeverise. Sipas prokurorise VKM-ja ka percaktuar qarte cmimin e zones dhe cmimin qe do te aplikohej ne kete privatizim. Prokuroria eshte duke verifikuar nese propozuesit e ketij vendimi te qeverise kane ndjekur si duhet procedurat per caktimin e cmimit te godines dhe te truallit. Hetuesit saktesojne se ceshtja po hetohet ne dy aspekte privatizimin e godines dhe cmimin e truallit. Opozita ka krahasuar cmimet e disa trojeve ne afersi te ish-Ekspozites te cilat jane privatizuar disa here me shume sesa cmimi i vendosur per truallin dhe godinen ne fjale. Sipas deputetit Shalsi pas privatizimit te Ministrise se Ekonomise jane disa biznesmene te lidhur me mazhorancen. Akuza deklaron se ne prokurori do te paraqiten pronaret e tokes dhe biznesmenet pas tyre.

Hetimet

Burime nga prokuroria kryeqytetase thane se hetimet jane ne fazen fillestare dhe veprimi i pare konsiston ne marrjen e dokumenteve nga METE. Institucioni i drejtuar tashme nga kreu i LSI-se Ilir Meta do ti vere ne dispozicion hetuesve te gjitha procedurat e privatizimit. Dokumentet qe priten te mberrijne ne Njesine Task- Force nga Ministria e Ekonomise jane shkresat e projektvendimit te privatizimit leterkembimi i qeverise dhe ministrise me pronaret. Eumlshte kerkuar vendimi perfundimtar ndersa objekt i verifikimeve do te jete procedura dhe metodika me te cilen eshte percaktuar cmimi i references si dhe kontratat dhe parakontratat qe pronaret kane nenshkruar me biznesmenet e permendur ne deklaratat politike. Prokuroria thote se fillimisht do te shqyrtoje dokumentacionin qe ndodhet ne Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Ekonomise si dhe listen e cmimeve te zones ne Hipoteke. Hetimet per kete privatizim qe opozita e ka quajtur te parregullt dhe me klientelizma kane filluar kryesisht disa dite me pare nga Prokuroria e Tiranes e cila pas verifikimit te dokumentacionit mund te therrase per deshmi deputetin socialist Eduart Shalsi dhe ish-ministrin e Ekonomise Genc Ruli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›