Hayman Pozita dhe opozita duhet te punojne bashke per vendin

Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baronesha Helen Hayman i dha dje ne Kuvend leksione parlamentare kryetares Jozefina Topalli. Si Kryetare e Dhomes se Lordeve une nuk marr pjese ne politike jam e paanshme u shpreh baronesha Hayman. Sipas saj sjelljet e mira ne Kuvend jane respektim i mendimeve te kundershtarit dhe parlamentaret kane si detyre ti kerkojne llogari qeverise nese eshte e gabuar. Baronesha Hayman leshoi edhe nje mesazh per opoziten te cileve u tha se per opoziten interesi kombetar eshte me i rendesishem se ideologjia e partive. Vetem vendet demokratike mund te kene opozite. Eumlshte detyra jone qe si pozite apo opozite ti kerkojme llogari qeverise per vendimet apo politikat. Ne duhet te zhvillojme ekspertizen permes komisioneve parlamentare ka nenvizuar baronesha. Parlamenti zhvilloi dje nje seance te posacme per viziten e Kryetares se Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane. Nga ana tjeter kryeparlamentarja Topalli theksoi se Zonja Hayman ndodhet ne vendin qe i la mbrese te vecante Lord Bajronit. Kjo vizite u shpreh Kryetarja e Kuvendit do te jete impulsi me i forte per marredheniet mes dy vendeve ne te gjitha dimensionet. Britania eshte dhe mbetet per Shqiperine nje aleat kyc dhe mbi te gjitha ne mbeshtetjen qe ky vend ka dhene ne proceset demokratike ne anetaresimin ne NATO liberalizimin e vizave dhe integrimin europian tha Kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Dhomes se Lordeve ne Britanine e Madhe baronesha Hayman zhvilloi dje nje takim edhe me Presidentin Bamir Topi dhe pasi vleresoi rolin moderator dhe pozitiv te kreut te shtetit ne garantimin e Kushtetutes dhe te pavaresise se institucioneve demokratike e kushtetuese e siguroi Presidentin shqiptar mbi mbeshtetjen e vazhdueshme e te palekundur te Mbreterise se Bashkuar per vendin tone per forcimin dhe thellimin e demokracise shqiptare per sistemin e drejtesise dhe institucionet e pavarura kushtetuese. Baronesha Hayman shprehu besimin e plote ne integrimin se shpejti te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe theksoi rendesine e nje dialogu politik dhe te nje demokracie funksionale e institucionale ne kete drejtim. Gjithashtu te dyja personalitetet e larta ndane te njejtin mendim per sa i perket realitetit me te qete dhe te qendrueshem ne Ballkan pas krijimit te shtetit te ri e te pavarur te Kosoves dhe rendesise se bashkepunimit gjitheperfshires mes vendeve te rajonit pa perjashtim me synim integrimin e plote ne gjirin e familjes europiane dhe strukturat euroatlantike.