E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli sulmon Topin Vonoi kreun e Kushtetueses

Presidenca Jemi brenda afateve. Kryetari nga anetaret e vjeter

Kushtetuesja rindez perplasjen institucionale Parlament-Presidence. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bere me dije dje se ka nje shkelje katermujore te dokumentit themeltar te shtetit per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa Presidenca kunderpergjigjet se shume shpejt do ti paraqitet Kuvendit dekreti i ri per kreun e kesaj gjykate pasi Parlamenti te jete njohur edhe me dosjet e plota te kater kandidateve te rinj.

Parlamenti

Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur ne seance te jashtezakonshme Parlamentin po te vinte emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese sepse prej 4 muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Deri tani nuk ka ardhur nderkohe emra te tjere kane kaluar nga Komisioni i Ligjeve dhe kalendarin e tyre sipas procedures se re deklaroi Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ajo njofton se dekretet e Presidentit Topi per anetaret e ketij institucioni kane mberritur ne Komisionin e Ligjeve i cili do ti analizoje sipas procedures se re tetejavore. Perpos kesaj deklarate kryeparlamentarja shton se ka kater muaj qe kreut te Kushtetueses i ka perfunduar mandati dhe ende ne Kuvend nuk ka ardhur dekreti per zevendesimin e tij. Kryetarja e Kuvendit Topalli ne nje dalje para medias gjeti rastin ti terheqe edhe nje here vemendjen e kreut te shtetit duke mos marre parasysh argumentin e tij se nuk kishte hapesire te zgjidhte kryetarin.

Presidenca

Shpallja e dekretit per kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese eshte nje ceshtje ditesh per institucionin e Presidences. Burime prane Presidentit Bamir Topi bejne me dije per Shqip se pas dorezimit te dosjeve te kater kandidaturave per Gjykaten Kushtetuese ne Kryesine e Kuvendit eshte plotesuar kuorumi i duhur i kesaj gjykate dhe mes tyre do te zgjidhet shume shpejt edhe kryetari i ri. Pa perfunduar votimi ne Parlament i kater dekreteve te Presidentit Topi Kryesise se Kuvendit do ti paraqitet edhe dekreti i ri per kryetarin e Kushtetueses. Burimet prane Presidences sqarojne se emri i kryetarit te ri te kesaj gjykate do te zgjidhet nga anetaret lsquoe vjeter por tregohen te kujdesshem per te mbajtur sekret emrin e tij deri ne vendimin zyrtar te Presidentit Topi. Pervec kryetarit aktual Vladimir Kristo kater kandidatet e tjere te cilet gezojne mandatin e anetarit te kesaj gjykate jane Sokol Berberi Bashkim Dedja Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Ligji i Gjykates Kushtetuese parashikon se kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj prej Presidentit te Republikes me pelqimin e Kuvendit per nje periudhe prej 3 vjetesh me te drejte riemerimi brenda mandatit te gjyqtarit. Heshtja e Presidentit deri ne keto momente eshte justifikuar me faktin se kreu i shtetit duhet te emeronte kreun e ri te Kushtetueses nga anetaret e kompletuar te kesaj gjykate. Veshtiresia qendron te sigurimi i numrave te duhur per te emeruar kryetarin e ri. Burimet nga Presidenca sqarojne gjithashtu se pasi jane pare kandidatet dhe dekretet jane kerkuar edhe dosjet shtese dhe shume shpejt do te kete nje kryetar te ri nga radhet e Gjykates Kushtetuese. Ne rast refuzimi te ketyre kandidaturave ekzistojne te gjitha hapesirat qe kreu i ri te zgjidhet njekohesisht nga kater dekretet e reja te protokolluara tashme ne Kryesine e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›