E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaret e rinj ne qeveri bene betimin ne Presidence

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrit bënë sot betimin në zyrën e presidentit Topi, duke marrë në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën e re në ekzekutivin aktual. Kështu gjatë paradites së sotme u zhvillua në Presidencë ceremonia e katër anëtarëve të rinj, përkatësisht i zotit Edmond Haxhinasto si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, zotit Edmond Panariti, si Ministër i Punëve të Jashtme, zotit Flamur Noka si ministër i Brendshëm dhe zotit Vangjel Tavo si Ministër i Shëndetësisë. Këto ndryshime dhe lëvizje në kabinetin qeveriar erdhën pas zgjedhjes së ish-ministrit të Brendshëm , Bujar Nishani në postin e Presidentit të ri të vendit. Në vend të tij u zgjodh pikërisht deputeti demokrat Flamur Noka. Ndërsa LSI-ja i argumentoi ndryshimet mes përfaqësuesve të saj në këtë kabinet si domosdoshmëri e vlerësimit të figurave që ka kjo forcë parlamentare, por dhe e përgatitjeve për procesin e ardhshëm zgjedhor. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›