Clinton ne ditet e fundit si Sekretare Shteti

Hillari Klinton duke folur ne Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë ne Uashington, duke iu referuar ngjarjeve te 11 shtatorit te vitit te kaluar tha se ambasadori Kristofer Stevens qe u vra gjate sulmit me konsullatën amerikane ne Bengazi tha se ka frymëzuar punën e departamentit te shtetit.
“Ne e dime se lidershipi ka kostot e veta. Ne e dimë gjithashtu se ai vjen ne pushtet përmes rreziqeve dhe kërkon sakrifica te mëdha. Por lidershipi është gjithashtu nje nder, ai nder qe Kris Steven dhe koleget e tij mëshiruan ne Bengazi dhe ne duhet te jemi te denje te jemi te vlefshëm për atë nder”, u shpreh ajo.
Clinton foli dhe për punën e saj ne departamentin e shtetit.
“Ka qene një privilegj për mua te drejtoj te gjithë punonjësit ne departamentin e shtetit dhe USAID, rreth 70 mije njerëz shërbejnë këtu ne Uashington dhe me shume se 270 poste ne mbare boten. Sot pas 4 vitesh ne këtë pune, duke vizituar 112 vende, duke përshkuar miliona milje, besimi tek vendi im eshte me i forte po ashtu dhe besimi ne te ardhmen”, vlerësoi Klinton.
E premtja është dita e fundit ne pune e Klinton. Senatori Xhon Kerri është emëruar si sekretari i ri i shtetit amerikan.