E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozite e re ne Berlin per Stasin

Interesi per Ministrine per Sigurine e Shtetit shkurt Stasi eshte i madh. Miliona shikues vershuan ne vitin 2006 ne kinema per te pare filimin e Florian Henckel von Donnersmarcks te nderuar me Oscar Jeta e te tjereve.

Fate njerezish ne fokus te ekspozites

Por ka edhe shifra te tjera interesante per shembull qe prej vitit 1991 jane bere 28 milione kerkesa per te pare dosjet. Ne kete menyre viktimat e Stasit kane mesuar se kur dhe perse i kane spiunuar. Ne fokus te ekspozites se re per historine dhe veprimtarine e Stasit jane jane gjashte fate njerezish.

Burkhart Herzel ne vitin 1969 u vune ne shenjester te Stasit sepse donte te degjonte Rolling Stones. Ne RDGj ishte perhapur fjala se grupi britanik i rrokut do te jepte shfaqje ne Berlinin perendimor dhe direkt para murit. Qindra te rinj te RDGJ-se nder ta 18-vjecari Herzel shpresonin ne nje koncert gratis. Stasi ka qene i alarmuar. Djali i ri nga fshati i vogel ne Brandenburg e pagoi me gjashte jave burgim pasionin e tij per muziken. Herzel u denua edhe dy here te tjera me gjithsej kater vjet heqje lirie per gjoja plane per arratisje dhe per refuzim te punes perpara se te ikte ne perendim ne mesin e viteve 1970-te. eshtja me koncertin e Rolling Stones ka qene vetem nje thashethem.

Per Marianne Birthler Drejtuese e autoritetit per dosjet e Stasit fatet personale jane thelbi i ekspozites sepse ato prekin emocionalisht njerezit.

Per mua jane shume te rendesishme dhe te dashura sepse nuk jane ndoshta momument por na kujtojne njerezit qe kane paguar nje cmim te larte sepse e donin lirine. Sepse ata kane punuar ne menyre aktive per te ose sepse i kane dhene vetes te drejten.

Stasi prekte te gjitha fushat e jetes ne RDGJ

Marianne Birthler shpreson qe ekspozita te terheqe nje publik te gjere. Ne radhe te pare edhe njerez qe besojne se jeta e tyre ne RDGj nuk ka patur te beje aspak me Stasin

Ne tregojme se si jeta e perditshme sporti kultura ushtria popullore kombetare jeta ne ndermarrje ishte e prekur nga sigurimi i shtetit. Nganjehere pa e ndjere njerezit fare. Tema eshte interesante per te gjithe jo vetem per ato qe interesohen per perndjekjen apo per aparatin e Stasit.

Bildunterschrift Kryetari i shtetit dhe partise ne RDGJ Erich Honecker dekoron me 6. shkurt 1985 me urdhrin Karl Marx shefin e Stasit Erich Mielke perfaqesues i Ministrise per Sigurine e Shtetit per merita ne luften kunder armiqve te socializmit.

Krahas fateve ekzemplare te viktimave paraqitet edhe struktura historia dhe metodat e ish sherbimit te RDGj-se. Ketu perfshihen biografite e figurave te Stasi-t me ne krye shefin 32vjet nedetyre te Stasi-t Erich Mielke apo filmave nga pergjimet. Sa kuptimplote aq edhe groteske eshte nje skice e stadiumit te futbollit te Dresdenit. Ne dhjetor 1974 skuadra gjermanolindore Dinamo luante me ekipin gjermanoperendimor te Hamburgut. Nder 28.000 spektatoret 1.986 ishin spiune te Stasit. Ndeshja perfundoi 22 dhe armiku i klases kaloi ne raundin tjeter sepse Dinamo e kishte humbur ndeshjen e pare me rezultatin 14.

Ekspozita nuk vizitohet vetem nga berlinasit

Ekspozita quhet thjesht Stasi. Marianne Birthler shpjegon se perse kane zgjedhur kete emer te thjeshte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marianne Birthler Drejtuese e autoritetit per dosjet e Stasit.Stasi eshte bere nderkohe sinonim i policise se fshehte. Per Stasin flitet ne Bullgari dhe ne diktatura te tjera. Ekspozita vizitohet jo vetem nga berlinasit por edhe nga shume turiste edhe nga jashte shteti. Dhe prandaj nje fjale e tille sinjal eshte ne rregull ajo terheq njerezit.

Ekspozita e Stasit eshte e hapur ne rrugen Zimmerstrae te Berlinit direkt prane kalimit te famshem te dikurshem kufitar te RDGj-se Checkpoint Charlie. Dhe vetem afro 200 metra larg ndodhen ende mbetjet origjinale te murit te Berlinit.

Autor Marcel Frstenau / Angjelina Verbica

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›