E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsise ne Kosove ne prill

Ne Kosove pas 30 vjetesh do te behet regjistrimi i popullsise dhe i ekonomive familjare proces ky qe do te filloje me nje prill dhe do ta zgjase dy jave. Komisioni Qendror per regjistrimin e popullsise tashme e ka perfunduar pyetesorin per raundin e ardhshem te regjistrimit te popullsise dhe ky pyetesor do tu shperndahet te gjithe kryetareve te Komunave te Kosoves e me pastaj ata do te formojne komisionet komunale te regjistrimit te popullsise.

Procesi i paqarte per serbet

Mirepo ende eshte e paqarte se si do te zhvillohet ky proces ne zonat e banuara me shumice serbe. Disa perfaqesues te komunitetit serb thone se nuk ka kushte per regjistrim te popullsise dhe ne kete linje akuzojne Prishtinen zyrtare se po synon perfitime politike. Por kryetari i Komisionit Qendror per regjistrimin e popullsise Rifat Blaku thote se ky proces nuk ka ngjyrime politike sepse do te jete i njejte ne te gjithe teritorin e Kosoves.

Projekti nuk eshte politik dhe nuk duhet te politizohet. Ne nuk jemi ata te cilet konstatojme se kush dhe si do te pozicionohet as me pak per serbet ose qendrimet e nje shteti tjeter thote Rifat Blaku.

Mirepo sekretari i shtetit ne ministrine serbe per Kosoven ne qeverine e Serbise Oliver Ivanovic thote per programin tone se Serbia nuk mund ta pranoje nje regjistrim te tille sepse sipas tij kjo do te ishte e padobishme per te gjithe ata serbe qe jane debuar nga Kosova.

Behet fjale per 200 mije serbe qe jetojne ne Serbi ose ne Mal te Zi. Ata njerez nuk jane ne pozite te barabarte per regjistrimin e pronave dhe banesave te tyre. Sepse te regjistrojme njerezit ne njefare menyre eshte e mundur por banesat veshtire se mund te regjistrohen nese serbi nuk eshte ne gjendje apo nuk guxon qe te jete ne pronen e tij dhe ta regjistroje ate thote Oliver Ivanovic. Qeveria e Serbise nga ana e saj ka njoftuar se nuk do ta beje regjistrimin e popullsise ne Serbi deri ne vjeshte te ketij viti. Ne kete linje Oliver Ivanovici mendon se regjistrimi i popullsise ne tere rajonin e Ballkanit duhet te behet ne te njejten kohe e ne nje situate sic thote me te fresket.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oliver Ivanovic

Regjistrim i njekohshem

Nevoja per regjistrim eshte e madhe por eshte e rendesishme qe te jete rajonal dhe kur them tere rajoni mendoj ish-Jugosllavia pa Sllovenine por duke perfshire edhe Shqiperine. Kjo do te na jepte te dhena relevante sepse do te ishte nje metodologji unike nje pyetesor unik dhe do te kishte mbikeqyrje te fuqishme te institucioneve evropiane dhe kjo do te jepte te dhena per tere rajonin dhe do te shmangej politizimi i ketij procesi thote Oliver Ivanovic.

Sidoqofte data e fillimit te regjistrimit te popullsise ne Kosove tashme eshte vendosur dhe ai do te ndodhe ne dy javet e para te muajit prill te ketij viti. Per kete projekt tashme jane ndare 11 milione euro. Nga kjo shume 30 perqind jane siguruar nga buxheti i Kosoves ndersa 70 perqind do te mbeshteten nga vendet anetare te BE-se.

Regjistrimi i fundit i popullsise ne Kosove ka ndodhur ne vitin 1981. Dhjete vjet me vone shqiptaret e Kosoves e bojkotuan kete regjistrim i cili ishte bere nga Beogradi. Nga te dhenat e regjistrimit te ketij viti thuhej sene Kosove ka rreth 200 mije banore serbe.

Autor Bekim Shehu/ Prishtine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›