Ekspozite kartolinash ne FAP

Me rastin e 5-vjetorit ManiaCard ka celur nje ekspozite nderkombetare ne galerine FAP ne Akademine e Arteve ne Tirane ne moton Ide te Fresketa ku jane perzgjedhur kartolinat me te bukura te disa vendeve te botes. Kjo ekspozite permban kartolina nga e gjithe bota te cilat jane sjelle edhe ne Shqiperi pas Frances dhe Izraelit. Kartolinat publicitare qe prodhohen ne Shqiperi kane nje tjeter risi. Ato mund te lidhen online nepermjet nje barcod-i nga i cili nese perdoret nepermjet nje smartfon-i mund te shijohen video apo melodi qe lidhen me mesazhin e kartolines. Ne kete ekspozite nuk sillet kartolina thjesht si nje kartoline por gjithe revolucioni i zhvillimit te saj qe nga letra e deri ne versionin online me nje kod ku nese e skanoni kete kodin me telefonin tuaj smartphone ose Iphone perftohet dhe imazhi qe ju kerkoni. Ekspozita e kartolinave nderkombetare do te qendroje e hapur deri me date 15 shkurt.