Ekspozite per Memorialin e Nene Terezes ne Tirane
U cel dje ekspozita e projektit te memorialit Nene Tereza. Kjo iniciative vjen ne vijim te aktiviteteve te shumta te organizuara vitin e shkuar per perkujtimin e Nene Terezes dhe promovimin e vepres se saj nga Fondacioni Kulturor Nene Tereza. Memoriali nje iniciative e Qeverise Shqiptare dhe e Fondacionit Kulturor Nene Tereza ngrihet ne shenje respekti dhe mirenjohjeje per vepren e humanistes shqiptare Nene Tereza si dhe per ti bere jehone misionit te saj fisnik mision i cili do te percohet dhe percillet nepermjet ndertimit te memorialit per nder te saj. Ky memorial do te jete jo vetem shtepia e vlerave te Nene Terezes por dhe shtepia e vlerave te gjithe kombit shqiptar. Ky projekt pervecse nje qender muzeale ne nderim te vlerave me te mira dhe universale shqiptare mendohet te jete nje qender e vertete kulturore aktive ne promovimin e vlerave te Nene Terezes mesimeve dhe aspiratave te saj. Ne ceremonine e organizuar me kete rast merrnin pjese ministri i Kultures Ferdinand Xhaferri perfaqesues te komuniteteve fetare personalitete te artit e Kultures si dhe miq e te ftuar te Fondacionit Kulturor Nene Tereza. Ne fjalen e saj presidentja e fondacionit Nene Tereza Liri Berisha u shpreh nder te tjera se fondacioni po ekspozon projektin per te mbledhur nga profesionistet dhe publiku i gjere sa me shume mendime e propozime per te finalizuar projektin e memorialit. Ekspozita do te jete e hapur per publikun nga data 5 - 15 shkurt 2011 ora 1000 deri ne 1900 ne Galerine FAP prane Akademise se Arteve.