E Diel, 1 Nëntor 2026

14 Shtatori, spostimi dhe rikthimi i Nanos: Nga politika do ik vetëm kur të mos kem më frymë

Nga Luljeta Progni

Më 12 shtator para selisë së Partisë Demokratike u vra deputeti dhe themeluesi i kësaj partie, Azem Hajdari. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Nano për vrasjen e Azem Hajdarit, duke e konsideruar vrasje politike. Dita kur do përcillej për në banesën e fundit deputeti i vrarë u kthye në revoltë kundër qeverisë. Në 14 shtator protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e kryeministrisë, parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar. Atë ditë kryeministri Fatos Nano u largua nga Shqipëria për çështje sigurie. Qëndroi në Maqedoni. Rendi u rivendos brenda pak orësh, por u ashpërsua skajshëm lufta politike mazhorancë- opozitë. Kryeministri i atëhershëm Fatos Nano e quajti grusht shteti revoltën e 14 Shtatorit. Të nesërmen, me 15 shtator, u mblodh parlamenti, i cili miratoi një deklaratë, e cila e konsideronte grusht shteti revoltën e opozitës për vrasjen e deputetit Hajdari. Deklarata u lexua nga Namik Dokle dhe pas disa diskutimeve dhe përmirësimit të saj u miratua nga parlamenti. Në një situatë politike të tensionuar, Fatos Nano kërkoi mbledhjen e KPD dhe mbështetjen e këtij forumi për të bërë ndryshime në qeveri. Por nuk dukej aq e thjeshtë. KPD nuk ishte kompakte në mbështetje të një tjetër qeverie të drejtuar nga Nano, dhe në 28 shtator 1998 Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Vendimi erdhi si rezultat i debateve që u zhvilluan ato ditë në forumet e larta drejtuese të PS. Kundërshtarët e Nanos nuk i dhanë më besimin këtij të fundit të drejtojë qeverinë. Në vend të Nanos u emërua kryeministër Sekretari i Përgjithshëm i PS, Pandeli Majko. KPD votoi pa kundërshti Majkon kryeministër, ndërsa ky i fundit zgjodhi Ilir Metën si krahu i djathtë i tij në qeveri duke i dhënë postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e re socialiste. Në kabinetin e ri qeveritar, Edi Rama u emërua ministër I kulturës. Në qeverinë Majko u përfshinë në mënyrë thuajse të ekuilibruar figura politike, që ishin pjesëtarë të dy grupeve kundërshtare brenda PS. Pak muaj më pas, Fatos Nano dha dorëheqje edhe nga posti I kryetarit të PS dhe nisi një beteje brenda partisë për tu kthyer për të rimarrë postet e lëna, kryeministër dhe kryetar partie.

Më poshtë botohen sipas kronologjisë kohore ngjarjet që pasuan vrasjen e deputetit Azem Hajdari dhe më pas dorëheqjet e Nanos si dhe zëvendësimi i tij në krye të qeverisë me Pandeli Majkon.

15 shtator 1998, seancë plenare

Pas protestave te dhunshme të 14 shtatorit, u mblodh parlamenti në një situatë politike të acaruar skajshëm. Fatos Nano ishte rikthyer dhe kërkonte nga parlamenti mbështetjen, duke e cilësuar sulmin e opozitës ndaj institucioneve si grusht shteti. Për këtë arsye, grupi parlamentar socialist hartoi një deklaratë, e cila u miratua nga shumica parlamentare, ku protesta e opozitës cilësohej  grusht shteti.

Namik Dokle - Atëherë, të nderuar deputetë, po rilexoj edhe një herë projektin e tekstit të deklaratës.

Deklaratë e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, i mbledhur në seancë plenare më datë 15 shtator 1998, duke vlerësuar ngjarjet e ditëve të fundit, veçanërisht sulmin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues nga grupimet agresive të armatosura të Partisë Demokratike, të drejtuara nga Sali Berisha, duke konstatuar goditjen me armë, grabitjen dhe pushtimin e Parlamentit, të selisë së Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, Televizionit Shtetëror dhe shpalljes, nëpërmjet tij, të së ashtuquajturës fitore të tyre, konkludon:

Grupe të armatosura të Partisë Demokratike kryen një grusht shteti kundër institucioneve kushtetuese, i cili, edhe pse deri tani ka dështuar, mbahet ende në aktivizim. Drejtuesi dhe organizatori i grushtit të shtetit është Sali Berisha, mbi të cilin rëndon vrasja e shqiptarëve vetëm për të mbajtur ose për të rimarrë pushtetin. Parlamenti falënderon popullin e Tiranës dhe forcat e ruajtjes së rendit për gjakftohtësinë dhe veprimin e tyre për rivendosjen e rendit e të qetësisë. Parlamenti vlerëson dhe mbështet iniciativën e Presidentit të Republikës në favor të zgjidhjes politike të situatës.

Parlamenti i kërkon Qeverisë të marrë të gjitha masat adekuate për tu dhënë fund menjëherë pasojave të grushtit të shtetit dhe për të rivendosur qetësinë, rendin dhe jetën e qetë për shqiptarët. Parlamenti u kërkon institucioneve shtetërore që të rivendosin jetën normale në shërbim të shoqërisë civile dhe të shtetit të së drejtës. Parlamenti u bën thirrje partive politike të distancohen nga aktet e dhunës dhe të zhvillojnë konkurrencën politike me mjete paqësore dhe kushtetuese. Parlamenti u drejton një falënderim të veçantë qeverive të vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen që i kanë dhënë popullit shqiptar, Presidentit, Qeverisë dhe Shtetit Shqiptar në këtë moment të vështirë. Parlamenti Shqiptar shpreh besimin e plotë se populli ynë, me mençurinë dhe patriotizmin që e ka karakterizuar, do të tregojë edhe në këto momente të vështira pjekuri, qetësi dhe vendosmëri për të mbrojtur me mjete demokratike sigurinë dhe paqen e vendit.

Tiranë, më 15 shtator 1998.

Fatos Nano – Të nderuar deputetë, deklarata që ju sapo miratuat reflekton të njëjtën analizë me përgjegjësi të legjislativit që edhe Qeveria kreu dhe zhvilloi, tashmë të formatuar në një vendim të saj, për grushtin e shtetit dhe faktorët që do të duhet të vazhdohet të çrrënjosen e të mbahen nën kontroll deri në likuidimin e plotë të rrezikut real që ekziston, në mënyrë që kjo gjendje të marrë fund njëherë e mirë. Dua tju bëj të njohur këtë vendim, që konsiston në këto çështje:

E para, edhe ne i konsideruam grusht shteti ngjarjet e datës 14 shtator 1998, nëpërmjet të cilave, me veprime të organizuara, të dhunshme dhe të armatosura, u realizua pushtimi me forcë dhe plaçkitja e ndërtesave të selive të Kuvendit Popullor, të Kryesisë së Kuvendit Popullor, të Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Financave dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, si edhe goditja me armë e Ministrisë së Rendit Publik, të nxitura këto, të organizuara e të drejtuara nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij.

E dyta, Këshilli i Ministrave, pasi diskutoi me përgjegjësi ngjarjet e ndodhura, me detyrimin për mbrojtjen e rendit kushtetues, në mbështetje të kompetencave që burojnë nga ligji nr. 7491, datë 29.4.1991 Për dispozitat kryesore kushtetuese, merr përsipër të eliminojë në mënyrë përfundimtare, nëpërmjet strukturave përkatëse ligjore të shtetit, të gjitha tentativat dhe veprimet që vazhdojnë të synojnë përmbysjen me anë të dhunës e të armëve të rendit kushtetues dhe të institucioneve legjitimisht të zgjedhura të shtetit.

E treta, Ministria e Rendit Publik ngarkohet të vërë në dispozicion forcat e saj dhe tu përgjigjet me efikasitet kërkesave të organeve të prokurorisë për ndjekjen penale ligjore të të gjithë personave organiz

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›