E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekspozohet flamuri qe u perdor ne varrimin e Ismail Qemalit

Dy flamuj të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar. Flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali më 12 shkurt të vitit 1919 dhe ky flamur u përdor edhe në ceremoninë e rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” më 28 nëntor 1932, i cili i zbulua vetëm pak kohë më parë në fondin e Etnografisë dhe flamuri i qeverisë së Vlorës u ekspozuan pranë ambjenteve të Muzeut Arkeologjik të QSA-se. Drejtori i Qendrës Albanologjike Ardian Marashi na bën me dije se përmes objekteve të tilla do të rishkruhet historia. Marashi vlerësoi faktin që këta flamuj u bënë publikë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Zbuluesit e flamurit ndihen të kënaqur për ekspozimin e tij, madje përgjegjësja e fondit të Etnografisë thotë se do të thellojë kërkimet për vdekjen e Ismail Qemalit në Peruxha. Ndërkohë që restauratori Ferderik Stamati, i cili do të merret mirëfillazi me konservimin e flamujve na bën me dije detaje interesante rreth metodave që do të përdoren për resaturimin e tyre.
Flamujt do të reastaurohen dhe do të ekspozohen pëer 100 vjetorin e Pavarësisë. Ndërkohë që për të gjithë të interesuarit objektet e rëndësishme do të prezantohen deri në orën 2 të drekës në Muzeun e Arkeologjisë në QSA.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›