Barroso e Rompuy fokusohen tek te rinjte

Papunësia e të rinjëve në Europë ka arritur në një pikë kritike. Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, i cili ka kërkuar nga krerët e BE që, në takimin e 30 janarit, kjo çështje të jetë prioritare. Veprimi i përbashkët duhet të mbështetet në tre pika kryesore ka thënë Barroso; së pari duhet të përballojmë papunësisnë tek të rinjtë, të thellojmë tregun unik dhe të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme. Edhe presidenti i Këshillit të BE, Herman Van Rompuy i ka ftuar liderët europianë që në samitin e datës 30 janar të marrin masa për krijimin e vendeve të punës.
“Ndërsa takimi i marsit do tu japë shteteve linjat e drejtimit të politikave të tyre për një periudhë afatgjatë, dëshiroj që këtë radhë të përqëndrohemi mbi veprime të menjëhershme për t’u ndërmarrë mbi papunësinë e të rinjëve, të tregut të përbashkët dhe të ndërrmarrjeve”, u shpreh ai.
Van Rompuy kërkon që, në debatin mes liderëve europianë, të mundësohet ndarja e eksperiencave mbi strategji të ndryshme për të promovuar punësimin dhe rritjen. Për presidentin e KE, Barroso ka kujtuar se në samitin e liderëve të 30 janarit do të diskutohet edhe për traktatin i cili do të krijojë Fondin e Përhershëm të Shpëtimit të Shteteve dhe Paktin mbi Bilancet, dy instrumentë të rinj që do të sigurojnë konsolidimin e zhvillimit të Eurozonës. Por në situatën aktuale, shton kreu i KE, duhet të ecim përpara me konsolidimin e llogarive publike, që jo vetëm është i nevojshëm në vetvete por edhe një kusht për t’iu rikthyer rritjes.