Obama tur per presidencialet
Presidenti amerikan, Barack Obama ka nisur një tur treditor shtet më shtet, në përpjekje për të përcjellë më mirë mesazhin e fjalimit të tij. Obama do të vizitojë kompani industriale, një universitet si dhe pritet të japë dy intervista televizive të profilit të lartë. Turi i tij përfshin shtetet Iowa, Michigan, Colorado, Nevada dhe Arizona e synon të shpërndajë mesazhin që presidenti paraqiti të martën përpara ligjvënësve.
Fjalimi i tij në Kongres theksoi apelin për taksa më të larta ndaj të pasurve, një tezë që republikanët e kundërshtojnë me forcë. Ekonomia amerikane ka dhënë shenja të rimëkëmbjes, mirëpo papunësia mbetet e lartë në shifrat e 8.5 për qind. Korrespondentët thonë se itinerari që do të ndjekë presidenti Obama në ditët e ardhshme është një kopje e përafërt e strategjisë së tij të rizgjedhjes, e cila është skicuar nga ekipi i tij i fushatës.
Një shtet në veçanti, Michigan, shfaqet në të pesta variantet e rrugës drejt fitores të imagjinuara nga analistët e fushatës së rizgjedhjes së Obamës. Por, ndërsa Obama fluturoi në destinacionin e parë, në Iowa, nuk kanë munguar kritikat e kandidatëve republikanë ndaj fjalimit të tij në Kongres. Mitt Romney e quajti në mënyrë të përsëritur presidentin se është i "shkëputur" nga realiteti i vendit, duke u thënë përkrahësve:
".. Ky është një President që flet për liberalizëm, ai flet për uljen e taksave edhe pse është ai që i ngre ato “ tha Romney .
Neët Gingrich gjithashtu tha se Obama nuk ka propozuar asgjë për ndryshimin e politikave që të krijojë më shumë vende pune apo të rrisë ekonominë amerikane. Më shumë se 13 milion persona janë të papunë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa borxhi i qeverisë ka arritur në 15.2 miliard dollar nga 10.6 miliard dollar që ishte kur Obama erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë sondazhet tregojnë një popullaritetet gjithnjë e në rritje të Presidentit amerikan.