E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrezon lirimin e Pinarit e Delijorgjit me procedura

Afatet

Gjykata e Tiranes ka rrezuar kerkesat per liri te Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Sokol Gjecit te akuzuar si shkaktaret e tragjedise se Gerdecit. Gjyqtari Besnik Hoxha ka argumentuar ne vendimin e tij se kerkesat e avokateve te te arrestuarve kane pasur mangesi procedurale. Gjykata nuk eshte marre me numerimin e afateve te paraburgimit por ka vendosur mbi bazen e ligjshmerise se kerkesave. Duke e kuptuar hilen e gjykates i pandehuri Ylli Pinari eshte larguar para se ai te perfundonte se lexuari vendimin. Prej disa javesh vendimi i skadimit te afateve ne paraburgim po shmanget qe nga Gjykata e Larte e deri te gjykata qe po shqyrton ne themel dosjen Gerdeci.

Gjykata e Larte gjate vleresimit te mases se sigurise ishte shprehur qe te llogariten edhe 88 dite kur dosja ishte ne kete gjykate perpara se te kalonte per gjykim ne Shkallen e Pare si dhe ditet e pushimeve verore e dimerore. Por kur Minxolli i paraqiti nepermjet avokatit listen e plote ku numeroheshin se afati prej 12 muajsh ne paraburgim eshte kaluar prej tre muajsh Gjykata e Shkalles se Pare eshte shprehur se ky vendim i takonte nje gjykate tjeter. Gjykatesi Hoxha gjeti rrugedalje per te mos e dhene verdiktin me te njejten monedhe qe luajne shpesh edhe avokatet proceduren juridike e cila per hir te se vertetes ka lene jashte hetimeve dhe gjykimit jo pak por dy ministra ne kabinetin Berisha.

Avokatet parashtruan ne gjykate se qe me 14 mars 2009 kur Prokuroria e Pergjithshme dorezoi aktet hetimore ne Gjykaten e Larte dhe deri me tani nuk ka nje vendim. Keshtu qe bazuar ne nenin 263/ 2 te K.Pr.Penale qe parashikon afatet e kohezgjatjes se paraburgimit kerkoj lirimin e menjehershem te Mihal Delijorgjit. Ky lirim vjen bazuar ne nenin e sipercituar per shkak se qe prej 14 muajve qe nga dita e dorezimit te dosjes ne gjykate ndaj klientit tim nuk ka nje vendim te saj tha avokati i Delijorgjit. Paraburgimi e humbet fuqine ne qofte se nga dita e dorezimit te akteve ne gjykate kane kaluar afatet e meposhtme pa u dhene vendimi i denimit ne shkalle te pare dymbedhjete muaj kur procedohet per krime qe denohen ne minimum jo me pak se dhjete vjet burgim ose me burgim te perjetshem thuhet ne nenin 263/2 te Kodit te Procedures Penale. Para trupit gjykues perseriti te njejtin argument edhe mbrojtesi ligjor i te pandehurit Ylli Pinari avokat Bashkim Asllani. Kerkesat e dy te pandehurve u kundershtuan nga prokuroret e ceshtjes te cilet ne perfundim te arsyetimit te tyre ligjor kerkuan nga Gjykata rrezimin e kerkeses.

Dosja penale ndaj 28 te pandehurve mes tyre edhe shtetasit Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari eshte dorezuar prane kesaj gjykate me 11 qershor 2009. Qe nga ajo date e deri me tani jane bere 12 muaj por te pandehurve ne shume seanca gjyqesore u jane pezulluar keto afate per shkak te mungeses se paarsyeshme te avokateve mbrojtes ne seanca gjyqesore. Gjithashtu nuk mund te njihet data e dorezimit te dosjes ajo e dorezuar prane Gjykates se Larte. Me kete argument prokuroria kerkoi rrezimin e kerkeses se avokateve thane prokuroret e ceshtjes. Pas ketyre pretendimeve te paleve kryesuesi i trupit gjykues Ridvan Hado rrezoi pretendimet e avokateve. Keta te fundit apeluan vendimin ndersa edhe Apeli la te njejten vendim si Shkalla e Pare. Gjykata e Larte nuk u shpreh per lirimin ose jo te tre te pandehurve por e riktheu ceshtjen per rigjykim. Gjyqtari Besnik Hoxha vendosi rrezimin ndersa avokatet deklarojne se do ta apelojne serish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›