Ekstradimi i Almir Rrapos drejt SHBA nxit reagimin e Keshillit te Europes
Ekstradimi nga autoritetet shqiptare i shtetasit Almir Rrapo drejt Shteteve te Bashkuara ka nxitur reagimin edhe te Keshillit te Europes i cili ka shprehur shqetesim per mosmarrjen parasysh te nje vendimi te ndermjetem te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut e cila kerkonte mos ekzekutimin e tij pa u dhene me pare nje vendim i Gjykates se Larte ne Tirane.
Ne nje deklarate te shperndare sot raporteri i Asamblese Parliamentare te Keshillit te Evropes per Nenin 39 te Gjykates se Strasburgut qe lidhet me masat e ndermjetme qe merr kjo gjykate David Darchiashvili shprehu shqetesimin e thelle mbi veprimin e autoriteteve shqiptare te cilat sipas tij kane injoruar masen e dhene nga Starsburgu. Numri ne rritje i shteteve anetare qe kane injoruar se fundmi masat e ndermjetme te kerkuara nga Gjykata sipas nenit 39 eshte nje shqetesim i madh per Asamblene Parlamentare shprehet ai duke shtuar se Shtetet anetare duhet te perputhen plotesisht me letren dhe frymen e masave detyruese sipas nenit 39. Te tilla praktika jane te papergjegjshme dhe cenojne autoritetin e Gjykates theksoi raporteri i Keshillit te Europes.
Sipas zotit Darchiashvili Asambleja Parlamentare do te debatoje rreth kesaj ceshtjeje ne sesionin e janarit dhe sigurisht do te mbaje nje qendrim te qarte per te denuar fuqimisht mosrespektimin ne menyre te papranueshme te kerkesave te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut shtoi ai. Raporti i tij do te diskutohet bashkarisht me nje raport tjeter te komitetit per eshtjet Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut mbi zbatimin e vendimeve te Gjykates.
Almir Rrapo i kerkuar nga drejtesia amerikane per nje sere krimesh qe dyshohet te kete kryer qe nga trafiku i lendeve narkotike deri te bashkepunimi ne vrasje u ekstradua javen e shkuar ndonese Gjykata e larte kishte nisur procedurat per trajtimin e kesaj ceshtje. Ne fakt Gjykata e Larte shqiptare rrezoi me pas vendimin e dy gjykatave te tjera qe ishin shprehur ne favor te ekstradimit. Dergimi i tij ne Shtetet e bashkuara nxiti edhe reagimin e vete Gjykates te te drejtave te Njeriut e cila i kerkoi autoriteteve shqiptare shpjegime per rastin duke e konsideruar ate si shkelje flagrante dhe mungese respekti per masen e dhene prej saj.