Permbytje ne Shkoder alarm

Situate e rende paraqitet ne Shkoder ku si pasoje e reshjeve te dendura te shiut ka bere qe lumi Bune te dale nga shtrati duke mbuluar rrugen kombetare Lezhe-Shkoder. Shume banesa ne komunen Ana e Malit jane rrethuar nga ujerat. Shqetesimet me te medha konstatohen ne komunat e Dajcit dhe Obotit dhe Anes se malit te cilat jane mbuluar nga uji ashtu sic ndodhi edhe ne fillim te ketij viti.
Sipas te dhenave te fundit mesohet se ne Shkoder jane permbytur 53 shtepi ndersa ne Dajc jane permbytur 56 shtepi. Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon te monitoroje situaten me struktura te pranishme ne terren per te ndihmuar banoret pasi 4060 hektare toke buqesore jane permbytur.