Qindra gazetare greke organizuan nje proteste 24-oreshe
Qindra gazetare greke shume prej te cileve kane njoftuar rreth grevave te punetoreve gjate muajve te fundit kane organizuar nje proteste 24-oreshe ndaj shkurtimeve te kostos ne sektorit privat qe mund te prekin vendet e tyre te punes.
Transmetimet televizive lajmet e radios dhe mediat e tjera u anuluan si pjese e protestes e cila u organizua nga nje sindikate e medias ne Athine. Edhe gazetat nuk do te publikohen neser per shkak te protestes.
Gazetaret kerkojne kushte me te mira pune dhe po protestojne edhe kunder mbylljes javen e kaluar te edicionit te shtypur te gazetes To Vima.
Operacionet mediatike greke jane goditur rende gjate vitit te fundit nga kriza financiare e vendit e cila ka sjelle pakesimin e te ardhurave ne te gjithe sektorin e medias.