E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradimi i Ganiçnë Beograd, gjyqivazhdon në Londër

LONDER- Në një gjykatë në Londër vazhdon sot shqyrtimi kryesor për kërkesën e Serbisë për dorëzimin e ish anëtarit të Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Ejup Ganiç. Ai akuzohet nga Beogradi për krime lufte ndaj pjesëtarëve të ish- armatës jugosllave në Sarajevë, në vitin 1992.

Gjatë paraqitjes së djeshme të dëshmitareve të mbrojtjes, Gordana Knezheviç, e cila në vitin 1992 ishte zëvendës kryeredaktore e gazetës sarajevase Osllobogjenje, dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, u tha se kërkesa e Beogradit për dorëzim është e motivuar politikisht.

Ato thanë se gjykimi i zotit Ganiç në Beograd nuk do të ishte korrekt.

Sipas dëshmitareve, Beogradi dëshiron të dëshmoj se boshnjakët, e jo ish- armata jugosllave, e kanë shkaktuar luftën në Bosnjë Hercegovinë.

Ganic, 64 vjeç, u arrestuar më 1 mars në aeroportin londinez, Hithrou, sipas fletarrestit të Serbisë, lidhur me vrasjen e trupave jugosllave në Bosnjë në vitin 1992.
Serbia e akuzon Ganiçin se ka urdhëruar vrasjen e më se 40 ushtarëve, që ktheheshin nga Sarajeva, në fillim të luftës. Pak ditë më vonë gjykata e Londrës vendosi gjykimin në gjëndje të lirë.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›