E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja BllacaEULEX arrestonnjë person

PRISHTINE-Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEXit, sot në Prishtinë, ka arrestuar një person lidhur me rastin Bllaca, i cili po vazhdon të hetohet.

Në njoftimin për media, EULEX-i thekson se personi është i akuzuar për krime të luftës të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit. Burime te Koha.net bejne te ditur sot se behet fjale per shtetasin Faruk Gashi nga Shtimja.

Hetimet po zhvillohen nga ana e policisë së EULEX-it nën mbikëqyrje të Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës, qe nuk ben  te ditur identitetin e personit. 

Cështja Bllaca nisi që vitin e kaluar, kur Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh, komuna e Lipjanit muaj më parë kishte dalë me video-incizime ku “dëshmonte” veprimtarinë e tij si agjent i SHIK-ut. Ai kishte pranuar një vrasje si dhe pjesëmarrje në planifikimin e 17 rasteve të rënda kriminale.

Bllaca, në prononcimet publike ka thënë se ka marrë pjesë në së paku një vrasje. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej nëntorit të vitit 2009.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›